Romeo Deda, nga Tirana thotë se ka memorie mbinjërëzore kalendarike. Prej 20 vitesh, Romeo e ka humbur shikimin, pavarësisht kësaj ai bën një jetë normale.
GAZETARJA: Ke një memorie të frikshme kalendarike, kur e kuptove që kishe këtë dhunti?
R.DEDA: Kur isha 5 vjeç thoja, dita e martë gri, dita e premte e verdhë. Numri 2 ngjyrë bojëqielli, numri 3 ngjyrë portokalli. Unë e dija se të gjithë njerëzit orientoheshin me ngjyra. Ndërsa kur isha 10 vjeç kur shkoja në vende edhe të parëndësishme unë mbaja mend datën dhe ditën, madje se çfarë kam ngrënë para shumë vitesh. Pastaj vazhdimësinë e kalendarit e kam mësuar përmendësh. Unë të gjej ditën nga viti 1 e deri në pafundësi. Për një minutë unë them 40 prefikse telefonike të shteteve të botës.
GAZETARJA: Bahamas?
R.DEDA: 1242
GAZETARJA: Bangladesh?
R.DEDA: 880
GAZETARJA: Bjellorusia?
R.DEDA: 875
GAZETARJA: Angola?
R.DEDA:244
GAZETARJA: Kili?
R.DEDA:56
GAZETARJA: Cocos Island
R.DEDA: 61
R.DEDA: Kam aplikuar për rekord guines edhe më kanë kthyer përgjigje tani presin videon time në anglisht. Them se do ta fitoj këtë gjë.
GAZETARJA: Këtë memorien tënde e ke shfrytëzuar për të fituar të ardhura?
R.DEDA: Jo, dhe më vjen keq pasi unë mund të fiksoj çdo gjë. Shpresoj shumë që në të ardhmen të punësohem diku.
GAZETARJA: Tani do të bëjmë një provë tjetër unë do të hap kalendarin në një vit të rastësishëm dhe ti do më gjesh ditën.
1 tetor 2023
e djelë
11 prill 2024
e enjte
22 mars 2028
e mërkurë
31 dhjetor 2029
e hënë.
8 mars 1992
e dielë.
R.DEDA: Tek celulari iphone janë bërë gabime tek e kaluara. 1 janari i vitit një ka qenë e hënë, ndërsa aty është po ta shikosh aty del e enjte.
R.DEDA: Unë di edhe mbi 2200 datëlindje të personazhe të huaj dhe shqiptarë.
GAZETARJA: Kur ka lindur Fan Noli?
R.DEDA: 6 janar 1882 e premte.
GAZETARJA: Naim Frashëri?
DEDA: 25 maj 1846
GAZETARJA: Michial Jackson?
DEDA: 19 gusht 1958.
Top Channel