Pas përfundimit të numërimit në Pensilvani, që i ka dhënë fitoren e votës elektorale, Joe Biden është deklaruar si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Tuiter, Biden ka falënderuar amerikanët për votën, ndërsa tha se e pret një punë e vështirë.
“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur mua për të udhëhequr vendin tonë të madh. Puna përpara nesh do të jetë e vështirë, por unë ju premtoj këtë: Unë do të jem një President për të gjithë amerikanët – pavarësisht nëse ju keni votuar për mua apo jo. Unë do të ruaj besimin që ju më keni dhënë”, shkruan Biden në Tuitter.