Home KRYESORE Negociatat/ Ministri gjerman: Shqipërisë i mbeten dy pika për të zgjidhur

Negociatat/ Ministri gjerman: Shqipërisë i mbeten dy pika për të zgjidhur

Ministri gjerman për Europën, Michael Roth, është shprehur optimist për fillimin e Konferencës e Parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por theksoi se vendit tonë i mbeten ende dy pika për të përmbushur.

Gjatë konferencës për shtyp pas përfundimit të mbledhjes së ministrave për Çështjet Europiane në BE, ku u diskutua edhe çështja e zgjerimit, Roth u pyet nga gazetarja Erisa Zyka e ABC Neës mbi mundësitë e miratimit të kuadrit negociues me Shqipërinë brenda presidencës gjermane të Këshillit Europian.

Ai tha se Shqipëria është në rrugën e duhur por ende ka nevojë që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale dhe të zbatohet Kodi i Ri zgjedhor. Roth nuk harroi të nënvizonte gjithashtu se delegacionet e të gjitha vendeve ishin dakorduar mbi kuadrin negociues me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përveç Bullgarisë, kundërshton çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Erisa ZykaMinistër Roth së pari, shihni ju ndonjë mundësi që të miratohet kuadri negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës suaj? Dhe së dyti, njësoj e rëndësishme, për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë ju thatë se ka disa kushte për tu përmbushur nga vendi dhe a mendoni ju se presidenca gjermane do të ketë sukses të kthejë vlerësimin e disa vendeve në përputhje me atë të Komisionit Evropian? Si do të reflektohet kjo?

Michael Roth: Unë ndjeva se takimi i sotëm  na lejojë të arrijmë një përfundimin, një përfundim të suksesshëm, në fund të presidencës sonë, çfarë do të thotë se miratimi i kuadrit negociues dhe hapja e konferencës së parë. Me të drejtë, ju iu referuat Shqipërisë, dhe ju thatë se ka ende  dy pika, dy çështje dhe pjesa e përfundimeve të Këshillit në prill.

Së pari, Gjykata Kushtetuese duhet të nisë punën, dhe së dyti zbatimi i Kodit të ri Zgjedhor. Sidoqoftë, arsyet për optimizëm, se kjo do të ndodhë shpejt, është një subjekt i vështirë.

Gjykata Kushtetuese ka të bëjë me procesin e vetingut, më shumë gjyqtarë dhe më shumë prokurorë nevojiten për të zëvendësuar ata, të cilët largohen nga detyra, në një vend të vogël, dhe kjo do të kërkojë kohë.

Dhe sigurisht në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike, kjo është e vërtet për shumë vende. Është e vështirë të arrihet një konsensus mbi ligjin zgjedhor, por Shqipëria është në rrugën e duhur.

Nëse ne do të arrijmë një përfundim të suksesshëm në fund të viti është diçka që unë nuk mund ta them ende.

Të gjitha delegacionet sot shprehën mbështetjen e tyre për një përfundim të suksesshëm për kuadrin negociues, me një përjashtim, Bullgaria.

Javën e kaluar presidenca gjermane u përpoq të sjellë pranë, por ende nuk kemi mund të bindim Bullgarinë për kuadrin negociues.

Por ditët dhe javët e ardhshme ne do të përpiqemi të japim një sinjal pozitiv për Ballkanin Perëndimor. Ne po punojmë për ti bërë të gjithë bashkë. Por mesazhi i ministrave të jashtëm ishte më shumë se i qartë. /Opinion.al

Share: