Home KRYESORE Ontologjia e lotëve

Ontologjia e lotëve

Nga Gladiola Busulla

Ëndrrat shpërbëhen në perla.
Dhe mbushin zemrat e etura për dritë,
nën qiellin që fabrikon
perëndime shumëngjyrëshe.
Njëlloj si ai i Manezalesit,
(duke cituar Nerudën).
Në sfondin e gdhendur me hieroglife,
lexohen dëshirat primordiale të njerëzimit.
Zbehen notat muzikore
mbi qepallat e përgjumura të shpresës.
Me gishtërinjtë e çartur,
prek hijen e mjegullës.
Ulërima, klithma, pëshpërima.
Shekujt zgjohen
në ontologjinë e lotëve.

Share: