Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të marte në Spitalin Infektiv në QSUT.
Një prej pacientëve të infektuar me koronavirus, i cili ishte i shtruar në spitalin Covid 1, është vetë hedhur nga kati i dytë i spitalit.
Sipas njoftimit të policisë, pacienti është në kujdesin e mjekëve.
“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Fatkeqësisht, ky është rasti i katër i pacientëve të infektuar me COVID-19 që vetëhidhen nga spitali./ Opinion.al