Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Perplasje e ashper Rama – Basha per masat anti covid

Perplasje e ashper Rama – Basha per masat anti covid

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur edhe njëherë akuzat drejt kryeministrit Rama se nuk po merr masa për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Në një status në “Facebook”, Basha sjell në vëmendje shifrat e të infektuarve të raportuara dje, mbi 500 raste dhe nënvizon se spitalet janë në koalps.

Sipas tij, kryeministri Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve duke mos investuar në shëndetësi por duke iu dhënë paratë e taksave miqve të tij.

Dje kishim mbi 500 raste të reja të raportuara të koronavirusit në Shqipëri, numri rekord më i lartë që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë bën Rama? Asgjë! Ai nuk ka asnjë plan. Spitalet janë në kolaps, të sëmurët dergjen në ambulanca.

Rama ju merr shqiptarëve lekët e taksave, dhe në vend që ti investojë në shëndetësi, jua jep miqve të vet. Pasi shkatërroi ekonominë, Rama po shkatërron jetët dhe shëndetin e njerëzve. Ai duhet të largohet.

Bashkë do ti fitojmë zgjedhjet, do ta ngremë ekonominë dhe do të sigurojmë ndihmë për çdo familje.”, shkruan Basha.

Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës, Basha kanë nisur që herët sot replikat në rrjetet sociale.

Pas një shkëmbimi akuzash ditën e djeshme në Twitter, ishte kreu i opozitës që me anë të një statusi në Facebook u shpreh se kryeministri nuk po merr asnjë masë për pandeminë.

Nga ana tjetër Rama është kundërpërgjigjur në Twitter duke e akuzuar kryedemokratin për dezinformim.

“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar!Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!

Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”, shkruan Rama.

Share: