Home KRYESORE “Të mos jetosh me gënjeshtra”

“Të mos jetosh me gënjeshtra”

Nga Irena Beqiraj

“Gjërat pothuajse kanë prekur fundin. Një vdekje shpirtërore e përgjithshme tashmë na ka prekur të gjithëve dhe vdekja fizike është vetëm cështje kohe. Por ne njësoj si më parë, ende buzëqeshim në një mënyrë frikacake duke murmuritur me gjuhët tona thuajse të lidhura.

Çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar këtë? Ne nuk kemi forcë. Ne jemi dehumanizuar në mënyrë të pashpresë, saqë për racionin e sotëm të ushqimit ne jemi të gatshëm të braktisim të gjitha parimet tona, shpirtrat tanë dhe përpjekjet e paraardhësve tanë, duke zhdukur kështu të gjitha mundësitë për pasardhësit tanë.

Motoja jone eshte e thjeshtë -Të mos e shqetësojmë ekzistencën tonë të brishtë! Na mungojnë zgjidhjet , krenaria dhe entuziazmi. Ne nuk kemi frikë nga pandemitë nuk kemi frikë as nga një luftë e tretë botërore – një të carë ku mund të fshihemi do ta gjejmë. Por ne, jemi të friksuar deri në palcë nga aktet e guximit civil. Kemi frikë të ndahemi nga tufa apo të mbetemi pas, ne nuk mund të bëjmë një hap të vetëm. Ne kemi frikë se papritmas mund ta gjejmë veten pa punë pa bukë pa ngrohje pa mundësi.

I shurdhuam veshët tanë duke dëgjuar dhe duke thënë: Jeto pa prishur terezine dhe të gjitha do të shkojnë mirë. Ti nuk mund t’i shpëtosh mjedisit tënd dhe kushteve shoqërore. Ekzistenca përcakton vetëdijen.

Çfarë lidhje ka jeta personale me konceptin “ne” ?

Ne padyshim gënjejmë veten për të ruajtur qetësinë tonë shpirtërore. Asnjë nuk mund të fajsojmë përvec vetes. A është një rreth i mbyllur? A nuk ka vërtet rrugëdalje? A ka mbetur vetëm një gjë për të bërë apo duhet të presim pa ndërmarrë asnjë veprim? Ndoshta diçka do të ndodhë vetvetiu. Por asgje nuk do të ndodhë për sa kohë nuk shkëputemi nga gënjeshtra e pafuqisë sonë , të cilën e pranojmë, lartësojmë dhe forcojmë çdo ditë”.

Këto rreshta i përkasin një esje mbreslënese nga Alexander Solzhenitsy “Të mos jetosh me gënjeshtra” e shkruar në 1974 pak para se të arrestohej.

Slozhenitsy nga 46 vjet më parë na tregon që të gjithë gënjeshtrat që sot servirin liderat apo cdo klerik politik pranë tyre ushqehet mbështetet në perceptimin e pafuqisë për të ndryshuar që ka kapluar shoqërinë.

Serisht sot këto rreshta qetesisht na mësojnë se “fuqia e të pafuqishmit” konsiston tek refuzimi i njerëzve “të vegjël dhe të zakonshëm” për të gënjer veten dhe për të pranuar gënjeshtrën.

Share: