Sot, njeriu po gjen alternativa të ndryshme duke e kthyer problemin në një të mirë të përgjithshme. Përmes mbetjeve, sot prodhohet energji elektrike. Së fundi, kemi dëgjuar shpesh fjalën incinerator. Akuzat e politikës, i kanë dhënë ngjyrime të ndryshme.Në fakt, inceneratori është një impiant për prodhimin e energjisë elektrike përmes djegies së mbeturinave.
Përmes kaldajave moderne, sot mbetjet digjen në temperaturë 1 mijë gradë celcius. Në struktura pranë kaldajave, ndodhen sasi të mëdha uji që shndërrohen në avull. Ky avull, shkon drejt turbinave të cilat vihen në punë e prodhojnë energji. Procesi, shoqërohet me çlirimin e gazrave të dëmshëm që me teknologjitë e sotme, kontrollohen dhe trajtohen para se të emetohen në atmosferë. Në botë sot janë të instaluara afro 2500 impiante të tillë që djegin plot 368 milionë tonë mbetje në vit.
Mendohet që në vitin 2028, të jenë instaluar mbi 2700 inceneratorë me kapacitet trajtimi rreth 530 milionë ton mbetje brenda 1 viti kalendarik. Sot, vendet me standartet më të larta të jetesës si Danimarka, Suedia, Zvicra, Gjermania e të tjerë po i trajtojnë shumicën e mbetjeve për prodhim energjie elektrike.
Emisioni i plotë:
Top Channel