Home KRYESORE Babai i Klodian Rashës:Jemi bij të këtij shteti,kërkojmë drejtësi prej tij

Babai i Klodian Rashës:Jemi bij të këtij shteti,kërkojmë drejtësi prej tij

Pasi Prokuroria ndryshoi akuzën në “Vrasje me dashje” për efektivin e Forcave “Shqiponja”, që qëlloi për vdekje 25-vjeçarin, Klodian Rasha, ka folur babai i tij.

Qazim Rasha është shprehur për News2 4 se kërkon drejtësi nga shteti, pasi sipas tij, drejtësia të shëron plagët. Sipas tij, kur shteti kërkon të nxjerrë të vërtetën, ka një lehtësim.

“Jemi bij të këtij shteti, kërkojmë drejtësi prej tij. Drejtësia shëron plagët, ajo shëron zemrat. Përveç shtetit, kush mund të bëjë drejtësi? Kur shteti kërkon të nxjerrë të vërtetën, ka një lehtësim. Kërkova drejtësi që ditën e parë e vijoj ta kërkoj. Kam besim të plotë që çdokush e ndjen dhimbjen time. S’ka fije dyshimi që gjërat do të shkojnë atje ku duhet. Raste të tilla ndodhin njëherë në shekull. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do më ndodhte. Kurrë mos ndodhtë ajo që më ndodhi mua. Kam besim se shteti do të bëjë punën e vet”, ka thënë mes të tjerash Qazim Rasha./Opinion.al

Share: