Hungaria ndalon adoptimin e fëmijëve nga çiftet e komunitetit LGBTQ.
Ajo citon në Kushtetutën e vendit “mamaja është grua dhe babai është burrë” duke iu referuar kështu ligjit më të ri që ndalon adoptimin e fëmijëve nga çiftet gay.
Duket se një veprim i tillë i kryeministrit ka ardhur jo pa qëllim. Ai ka vënë në shënjestër komunitetin LGBTQ.
Qeveria e Viktor Orban sqaroi se ndryshimi erdhi sepse “ideologjitë e Perëndimit e panë të domosdoshme mbrojtjen e fëmijëve kundër interferencave biologjike apo ideologjike”.
Kjo përcakton gjininë e fëmijës siç ka lindur si dhe siguron rritjen e tij në bazë të kulturës së kristjanizuar hungareze.
Kujtojmë që pak javë më parë anëtari i Parlamentit Europian për Hungarinë, i lëvizjes anti-LGBTQ dha dorëheqjen pasi u kap teksa kërceu nga dritarja për t’i shpëtuar policisë. Ai ndodhej në një ambient të mbyllur ku ishte duke u zhvilluar një orgji gay.
Kështu dhe ligji i ri i që ndalon adoptimin synon të ruajë vlerat kulturore dhe tradicionale të vendit. Një tjetër lëvizje që ai do të kryejë është të inkurajojë gratë Hungareze të bëjnë më shumë fëmijë, që është parë nga sytë e botës specifikisht Suedisë si “kthim në vitet 1930”./ Opinion.al