Home KRYESORE Jo o pushtetare dhe ish-pushtetare “te trashur” ne keto 30 vjet nga...

Jo o pushtetare dhe ish-pushtetare “te trashur” ne keto 30 vjet nga “dhjami” i sundimit politik

Nga Eva Idrizllari

Shqiptaret nuk kane nevoje te ndihen hallexhinj te politikes per te perfituar krodhet e bukes, nje asistence sociale, punen, postet, apo privilegjet.

Jo o pushtetare dhe ish-pushtetare “te trashur” ne keto 30 vjet nga “dhjami” i sundimit politik, uzurpimit dhe rrenimit qe i keni bere shtetit.

Shqiptaret nuk kane nevoje te ndihen sklleverit tuaj partiake, te nenshtruar ndaj fatit te tyre te veshtire apo te mjere, nga keqqeverisjet tuaja dhe abuzimi me pushtetet.

Ju per 30 vjet nuk keni ndertuar asnjehere nje shtet me standarte, i cili do ua siguronte kushtet per mireqenien dhe punesimin, bazuar mbi meritokracine, drejtesine dhe dinjitetin e pacenueshem, pertej militantizmit.

Ju nuk keni krijuar dot ne keto dekada nje shtet qytetaresh civile e te lire, por nje shtet partiakesh, militantesh, ushtaresh, mercenaresh, sherbetoresh, lakejsh, puthadoresh, seksistesh.
Per 30 vjet ju keni krijuar nje shoqeri ekstremisht e perçare, egoiste dhe manipuluese.

Ju keni shkaterruar kulturen civile te qytetarise, solidaritetit dhe mirekuptimit, duke shkaktuar vetem polarizim.

Shqiptaret nuk kane nevoje te ndihen vartesit tuaj, roberit tuaj, te mjeret tuaj. Shqiptaret kane nevoje te kene nje shtet te se drejtes se tyre, ku te ndihen te mbrojtur dhe te respektuar pa dallim.

Dhe ju ate shtet nuk ua keni ndertuar asnjehere!
Na e kurseni hipokrizine tuaj ne fushata elektorale, ndersa rekrutoni hallexhinj per interesat tuaja te pushtetit.

Konkuroni me projekte strategjike dhe te shendetshme per ndryshimin dhe zhvillimin e vendit, me alternativa konkrete, jo duke perdorur te mjeret. Sepse historikisht pushtetet jane nderruar, por te mjeret jane shtuar, si pasoje e mashtrimeve tuaja, censures dhe arrogances politike.

Ju, kastat meskine te politikes 30 vjeçare, jeni shkaku kryesor qe shqiptaret ende nuk i identifikojne me statusin autentik te qytetarit europian.

Keni shkaterruar statusin e qytetarit civil. Prandaj iu perbuz.

Share: