Home KRYESORE Opozita shumë e vonuar dhe e pa organizuar, pse ?

Opozita shumë e vonuar dhe e pa organizuar, pse ?

Nga Zenel Celiku

Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 priten të bëhen në një klimë shumë të nxehtë, me problem e debate të forta sepse sipas PD-ës, Kodi Zgjedhor ka bërë ndryshime të njëanshme të cilat kundërshothen fort. Por edhe pse ky Kod Zgjedhor tashmë është fakt, partitë politike të opozitës së bashkuar duhet të vendosen në formacione elektorale ashtu siç po bën PS-ja, duke u mirë organizuar.

Tashmë e gjithë vëmëndja është përqëndruar tek PD-ja e cila është forca politike opozitare më e madhe që pretendon të vij në pushtet mbas 25 Prillit 2021. PD-ja ka më shumë se një vit që ka bërë marëveshje bilateral me partitë politike–PAA, PDIU, PBDNJ, LZHK, PR, PDK dhe mbi këto parti, PD-ja është në kualicion strategjik opozitar edhe me LSI. Por, pse deri më tani PD-ja nuk po lançon marëveshje përfundimtare me gjithë këto partive politike opozitare ???

Eshtë për t’u çuditur përse e gjithë kjo vonesë nga PD-ja, pse kaq shumë indiferentizëm, përse ky pasivitet, aq sa partitë që përbëjnë opozitën e bashkuar, pak a shumë po humbin durimin, pse jo, ka zera se prej tyre ka mundësi të ndryshojnë kahjen e tyre për në zgjedhjet e ardhshme. Çfar pret PD-ja, që partitë që përbëjnë opozitën e bashkuar prej më shumë se një vit të largohen prej saj???

Nëse PS-ja tashmë e ka filluar fushatën elektorale të saj duke bërë takime elektorale sipas detyrave të ngarkuara nga lideri i tyre, ndërsa prahu opozitar mjaftohet vetëm me disa lëvizje sporadike të Bashës, lëvizje të cilat vlerësohen si të lehta në kuptimin elektoral. Tashmë është momenti, sot o kurrë për një organizim total të forcave politike që përbëjnë opozitën e bashkuar. Nëse ky organizim dhe bashkim do të vonohet edhe më tej, atherë do të jetë shumë vonë dhe opozita nuk është aspak çudi që të penalizohet në zgjedhjet e 25 Prillit 2021, duke e konfirmuar vehten e saj sërish në opozitë edhe një mandate tjetër. Nëse kjo ndodh, e kujt do të jetë përgjegjësia politike?

Ditët kalojnë me shpejtësi, ndaj PD-ja pa humbur kohë duhet të konfirmoje përfundimisht kushtet e bashkëpunimit më paritë që I kanë qëndruar besnike deri më tani, por që realisht janë shumë të rëndësishme për vetë PD. Pa humbur kohë, PD-ja duhet të deklaroi grupet elektorale dhe individët që do të kandidojnë për deputet dhe ç’ka është shumë e rëndësishme, PD-ja duhet të qartësoi nëse do të shkoi në zgjedhjet e pritshme me një listë apo me dy lista.

Vetëm kështu mundet të karikohen nfigurat politike për të qënë shumë aktiv dhe me energji pozitive për një fushatë parazgjedhore produktive. PD-ja duhet të kuptoi, ditët rrjedhin si lumi dhe në fund çfar të pret?

Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency

Share: