“E diel, 6 dhjetor 2020
Kryeministri holandez Mark Rutte duke mbërritur me biçikletë për të marrë pjesë në mbledhjen e çdo të diele me ekipin e specialistëve në luftën kundër Covid-19.
Aty askush nuk ia sugjeroi të merrte valixhen me para, të merrte me nxitim ndonjë avion për të nxjerrë nga fundi i dheut vaksinën për holandezët. Punon sistemi, ai sistemi që kanë ngritur vetë, që e ruajnë vetë e që e mjekojnë po vetë çdo ditë, si të jetë një qenie që një ditë do t’i kurojë edhe ata.
Javë të mbarë, Miq!” – shkruan shkrimtarja Flutura Acka ndersa te gjithe e dime tashme qe kryeministri Edi Rama është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, siç thotë vetë, për të siguruar vaksinën kundër koronavirusit.
“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri!Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara ✈️”, shkruan Rama.
Dallimin bejeni vete tani… sepse e gjitha varet nga reagimi i opinionit publik…nese nuk e kuptoni gezojeni..