Shqiptarët do të përballen thuajse me çdo fenomen të motit gjatë kësaj jave duke filluar nga shiu, furtunat, te dëbora dhe rrezet e diellit.

Siç raporton Meteoalb, ditët në vijim do të jenë ato që konsiderohen “klasike” të dimrit, me qiellin e mbuluar në pjesën më të madhe të kohës me re, ndërsa reshjet e dëborës do të jenë të dëndura në pjesën veri-lindore dhe jug-lindore të vendit.

Ndërkohë, gjatë të mërkurës dhe të enjtes moti do të jetë i kthjellët, por mjaft i ftohtë me tempetura që do të zbresin deri në -6 gradë celcius.

Ndryshe nga më parë, reshjet e dëborës do të përfshijnë hapësirë më të mëdha duke zbritur deri në malësinë e Tiranës dhe të gjithë pjesën qendrore të veriut të Shipërisë. Reshje dëborë do të ketë sot edhe nesër gjithashtu edhe në pjesën malore të jugut të vendit. /abcnews.al