Home KRYESORE Temperaturat e ulëta në vend/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullin në shkolla:...

Temperaturat e ulëta në vend/ Ministria e Arsimit ndryshon rregullin në shkolla: Nuk duhen mbajtur dritaret hapur…

Mbajtja e dritareve hapur gjatë gjithë kohës në kopshte dhe shkolla ishte një ndër udhëzimet e ministrisë për të penguar përhapjen e koronavirusit. Por, moti i acartë e bënte të pamundur zbatimin e këtij rregulli.

Deklarata e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë:

Prandaj, duke marrë shkas nga temperaturat e ulëta në të gjithë vendin, si dhe shqetësimet e drejta të prindërve, ndjejmë të nevojshme të nënvizojmë se Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020-2021, në respekt të udhëzimeve të MSHMS, duke marrë parasysh edhe ndyshimet e temperaturave sipas stinëve, nuk kërkon në mënyrë absolute mbajtjen hapur gjatë gjithë kohës të dritareve, por lejon edhe ajrosjen e klasave disa herë gjatë ditës. Më saktësisht, në të shprehet qartë se:

Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së mësimit”.

Prandaj kërkojmë nga të gjitha Institucionet Arsimore që të kenë në vëmendje zbatimin e këtij udhëzimi, duke u kujdesur maksimalisht edhe për mbajtjen e një temperature konstante në klasë, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësuesve.

Top Channel

Share: