Home KRYESORE Agron Duka, çfar faji kam une?!

Agron Duka, çfar faji kam une?!

Intervistoi Zenel Çeliku

Partia Agrare Ambientaliste (PAA), është një forcë politike e cila ka qënë në pushtet nga 2005-2013 por edhe me parë, ka një historik të gjatë e të njohur nga opinion shqiptar. Dje Lufter Xhuveli dhe sot Agron Duka, lider i PAA, kanë dhënë mjaft në politikën shqiptare. Prej 8 vitesh edhe aktualisht, PAA është në opozitë dhe është një nga partitë më kryesore në partneritet seroz dhe besnik me PD. Lidhur me këtë, un vendosa të bëj një intervistë me kryetarin e PAA-Z.Agron Duka.

Çeliku pyetje ; Z.Duka, PAA është paka shumë parti e majt, ndërkohë që Ju jeni në opozitë prej 8 vitesh, çfar do të thotë kjo, kush e ka “fajin” për këtë?

Duka përgjigje ; Çfar faji kamë un, kur PS nuk e mban fjalën dhe nuk di të traitoi forcën politike me një peshë optimal në publik? Ne jemi prej 8 vitesh në opozitë dhe në partneritet të ngushtë me PD dhe me 4 parti të tjera me të cilat përbëjmë opozitën e bashkuar. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën në kampin ku jemi formuar, ky bashkim besoj se ka shansin e madh për të ardhur në pushtet dhe fajin për këtë e ka kjo maxhorancë e korruptuar.

Çeliku pyetje ; Opozita e bashkuar ku Ju jeni pjesë aktive, në grupimin e saj ka edhe 4 parti të tjera ku PAA është forca politike më e madhe. Kush është komenti juaj për peshën elektorale që ata kanë?

Duka përgjigje ; Ne këto parti I kemi bashkëudhëtarë prej 8 vitesh, un nuk e kamë komentuar asnjëherë peshën e PAA si një parti më e madhe, përkundrazi ne jemi shprehur të barabartë në këtë revazh politik-do ta quaja. Seicila parti në këtë grupim, ka peshën e saj të ç’muar, që do të thotë se, sëbashku do të bëjmë të mundur rrotacionin politik shumë të kërkuar nga shqipatrët.

Çeliku pyetje ; Duka, ju jeni e vetmja parti që jeni pozicionuar tërësiht në mbështetjetë fortë  ndaj agro-bujqësisë dhe në ruajtjen e ambientit. Nëse mbas 25 Prillit opozita e bashkuar vjen në pushtet, çfar kontributi dhe përgjegjësie do të mërni për të mbështetur, për të ndihmuar fermerët dhe për të mbrojtur ambientin shume të ndotur?

Duka përgjigje ; Po, Ju me të drejtë  pyesni për rrolin e PAA kur opozita e sotme, të vij nesër në pushtet. Realisht PAA është ajo forcë politik rreth të cilës janë grumbulluar specialistët më të mirë të bujqësisë, të blektorisë dhe të ambientit. Ne do të bëjmë më të mirën dhe me forcën tonë maksimale, do të ndihmojmë këto sektor të jetës, të cilat janë jetik për popullin. Le të presim për përgjegjësitë që mundet të marrë PAA.

Çeliku pyetje ; Z. Duka, meqënëse PAA është e vetmja forcë politike e pozicionuar tërësisht drejt bujqësisë, blektorisë dhe ambientit, ju lutem, un ju pyes drejtpërdrejt, kush do të jetë rroli dhe pocicioni  juaj nëse opozita e bashkuar vjen në pushtet mbas 25 Prillit?

Duka përgjigje ; PAA ka mareveshje politike të ndershme dhe serioze me PD e cila është lokomotiva e opozitës. I takon PD të ndaj përgjegjësitë me partitë e këtij grupimi. PAA është e gatshëm dhe apsolutisht e aftë që të marrim të gjitha përgjegjësitë për të nxjer nga arrësira dhe falimenti bujqësinë, blektorinë dhe ambientin. Theksoj, është PD forca politike më e madhe në opozitën e bashkuar e cila do të ndaj përgjegjësitë dhe angazhimet qeverisëse me forcat politike të cilat janë grupuar me PD.

Çeliku pyetje ; Duka, Ju keni përvoj të madhe në politikë, ju lutem dua një përgjigje të sinqertë-a mendoni realisht se Ju ( opozita) do të vini në pushtet mbas 25 Prillit?

Duka përgjigje ; Un sinqerisht dhe realisht jamë I bindur se opozita e bashkuar do të bëj një rrotacion pushteti të suksesshëm dhe suprizë. Sot e 8 vite shqiptarët kanë patur  një PS që ka patur timon  dhe gjithë tepsinë në dorën e saj. Kjo përgjegjësi qeverisëse e ka nxjerr keq, shumë keq PS e cila mbas një korrupsioni të madh, mbas PPP-ve të cilat kanë futur në borxhe të mëdhaja shqiptarët, me boikotin dhe indiferentizmin ndaj bujqësisë, blektorisë dhe ambientit, ka bërë që shqiptarët të ndërgjegjshëm do të vendosin ndryshimin me 25 Prill. PAA e cila është 100 % e fokusuar në zhvillimet që bëhen në sektorët më të rëndësihme të jetës, konkretisht në bujqësi, blektori dhe në ambientin shumë të ndotur, shikoni çfar bëhet me përmbytjet kudo anëmbanë vëndit. Ku është rroli, përgjegjësia dhe puna që ka bërë Ministria e Bujqësisënë 8 vite? Janë me qindra e qindra fermerë e blektorë që kanë falimentuar nga dëmet që kanë sjell përmbytjet, e përsë? Vetëm e vetëm se kjo Ministri drejtohet nga njerëz politik që nuk e njohin fare, fare bujqësinë, blektorinë dhe ambientin. Këto problem madhore dhe shumë problem të tjera, jamë I bindur së mbas 25 Prillit ne-opozita, do të jemi në pushtet duke qeverisur me shumë përgjegjësi që t’i kthej shqiptarëve besimin se në Shqipëri kemi mundësi të jetojmë si në Europë.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency                                                                             9 Shkurt 2021

Share: