Home KRYESORE COVID-19/ Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës…

COVID-19/ Greqia shtyn vendimin për hapjen e Kapshticës…

Pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 në Greqi, autoritetet e shtetit fqinj kanë vendosur që të shtyjnë për në 22 shkurt vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.

Pala greke vendosi më 20 nëntor mbylljen e plotë të pikës kufitare, ndërsa në datën 3 dhjetor vendimi u ndryshua duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.

Për personat të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene, e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës.

“Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”, thuhet në njoftimin zyrtar. / Opinion.al

Share: