Home KRYESORE I shpallur në kërkim kombëtar, 35-vjeçari arrestohet në Vlorë

I shpallur në kërkim kombëtar, 35-vjeçari arrestohet në Vlorë

Një 35-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, është vënë në pranga nga policia në qytetin e Vlorës.

Sipas uniformave blu, i arrestuari është shtetasi me iniciale K.R. i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me sektorin e shërbimeve operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: K. R., 35 vjeç, banues në Vlorë”, njofton policia.

Materialet për të riun u referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Share: