✔ Nga rubrika: Perla nga nona (gjyshja) që fliste tironse:
Nga Adela Kolea
“Harbutllikut, ti mi goc, m’iu përgjigjke me t’but, e?
Pse, ta tha llafi “harbut” e ti me t’but, e…?
Ou, kush t’ka msu kshu mi, un nona jote, jo i her…!
- Po ti mi none, e di që unë kom ato sifatet e mija, ene harbutllikut ia kthej me t’but e kshu, robi e merr vesht vet…! Osht nji far marifeti ene ky…!
Ouu, merr vesh harbuti me t’but mi non? Veç ty jom tu t’ngju për kët gjo una!
Ngjo nonën tate, ene po s’dite, hec se t’mso nona, veç maje vath n’vesh:
Harbuti s’bohet rob zoti e përsmari naj her, e ti i bo i ner t’modh po ia ktheve me t’but, pranej mi non, harbutit, veç harbutçe…!
A m’nigjove mir e…?
Se m’duket se ty, ca gjona duhet me t’i përsërit t’paktën nja dy her me sira nona…!
- Po mi none, po, t’nigjova. E, do munohem pra…!
Jo, s’ka “Do munohem!”, thuj:
“Po none, do boj tamom kshu si po m’thu tina, nryshe, m’i hyp keq kacabujt…!
E ti e di mir, po qe nona me kacabuj, a i dilet përpara e?
Jo, jo none, nuk t’ dilet!
Pale kur ke n’dur hislla, nga ato që t’duhen për berekun:
fillo i përdor ene për naj gjo tjetër tina…!
E hisllat, djegin içik me thon t’drejtën, none…!
PS: *Dialektet, idiolektet, të folmet lokale janë pasuri që duhet ruajtur e kultivuar, sot më tepër se kurrë, ndërmjet modernizimit dhe traditës.