Home KRYESORE “Jam te pjesa e pashkëlqyer”,Të moshuarit kërkojnë vaksinën anti-COVID

“Jam te pjesa e pashkëlqyer”,Të moshuarit kërkojnë vaksinën anti-COVID

Teksa ka nisur vaksinimi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u ka hapur rrugë personaliteteve mbi 80-vjeç të vaksinohen ndër të parët.

Në një vëzhgim të bërë nga ABCNews, të moshurati në kryeqytetin e Tiranës janë ndjerë të diferencuar, teksa kanë përmendur që dëshirojnë ta marrin sa më parë injeksionin e vaksinës.

Ja unë jam mbi 80 vjeç ku të ankohem? Dua ta bëj gjilpërën sa më parë”, ka thënë një pensionist.

Janë të shumtë të moshuarit si ky 85 vjeçar që  presin me padurim të marrin injeksionin kundër Covid 19. Ka prej atyre që sapo kanë dëgjuar për mbërritjen e vaksinave në Shqipëri kanë shkuar të interesohen pranë mjekut të familjes.

“Na kanë thënë kur të vijë radha”, shprehet një e moshuar.

“Unë nuk jam personalitet ndaj do të pres, kur të vijnë fondi”, ka thënë një i moshuar.

Disa janë ndjerë të diferencuar ndërsa panë të vaksinohen personalitete e bashkëmoshatarë të tyre.

“Nuk kanë ardhur akoma se nuk janë mbyllur ato të shkëlqyerit, unë jam te pjesa e pashkëlqyer”, ka thënë një tjetër pensionist.

Ndërkohë që të tjerë të moshuar iu kërkojnë autoriteteve shëndetësore trajtim të barabartë për të gjithë.

Të moshuarit mbi 80 vjeç sipas ministres së Shëndetësisë do të njoftohen se kur do të marrin vaksinën anticovid nga mjeku i familjes.  Ky i fundit do të planifikojë radhën e tyre duke u bazuar tek grupmosha dhe sëmundjet shoqëruese./Opinion.al

Share: