Home KRYESORE Këlliçi me banorin e dhunuar,Protoduari: Janë njerezit e ministrit

Këlliçi me banorin e dhunuar,Protoduari: Janë njerezit e ministrit

Një banor i zonës së Unazës së Re është dhunuar fizikisht. Dorian Protoduari, i njohur gjatë protestave të këtyre banorëve kundër shembjes së banesave, pretendon se është goditur nga tre persona.

Në një bisedë me kreun e FRPD, Belind Këlliçi nga Spitali Ushtarak, Protoduari ka deklaruar se autorët e ngjarjes janë njerëzit e Arben Ahmetaj. Sipas tij, konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më parë nënën e tij e kishin kërcënuar duke i thënë që djemtë e saj të mos bëjnë fushatë në Unazën e Re.

Protoduari është dërguar në Spitalin e Traumës ku ka marrë mjekimin e mjekëve pasi ka dëmtime të rënda në kokë.

Dëshmia e Dorian Protoduarit gjatë bisedës me kreun e FRPD, Belind Këlliçi:

Belind Këlliçi: Unë dhe Dori jemi këtu në spitalin ushtarak, me Dorian Prododuarin , i sapo godit me leva pas koke në zonën e unazës së re.

Çfarë ka ndodhur?

Dorian Prododuari: Belind, para një ore mu më kanë goditur 3 persona. Të 3 janë, të tre vëllezër janë njerëzit e Arben Ahmetaj.

Belind Këlliçi: I njeh?

Dorian Protoduari: I njoh personalisht.

Belind Këlliçi: Si quhen?

Dorian Prododuari: Është Gjino Arapi, Noldi Arapi dhe Enea Arapi. Janë…

Belind Këlliçi: Si ka ndodhur konflikti?

Dorian Prododuari: Konflikti ka ndodhur për arsye politike sepse rreth një javë më përpara, nënën time një javë më përpara e kanë kërcënuar dukeë i thënë që, thuaj djemve most ë dalin të bëjnë fushatë në unazën e re.

Belind Këlliçi: Kur ka ndodh kjo ?

Nëna Dorianit: Para një javë, një javë e gjys. Më kapën, me emër.

Punonjës: Nuk është se mbaruam o vëlla i dashur, a do me na heq prej pune juve ?

Belind Këlliçi: Për çfarë mor burrë ?

Punonjës: Nuk na lejohet me filmu në spital.

Folës: Ky më tha të flas me ata.

Punonjës: O Gimi hajde pak deri te urgjenca vëllai.

Dorian Prododuari: Keto janë njerëzit e Arben Ahmetaj që duan ta marrin pushtetin me dhunë.

Share: