Behar Sofia konsiderohej si njëshi i trafikut të heroinës nga Turqia në drejtim të Shqipërisë. Kështu raportoi gazetarja Klodiana Lala për Neës24 në lidhje me 65-vjeçarin që mbeti i vrarë sot në Tiranë, në një atentat pranë Piramidës.
Mësohet se Sofia me origjinë nga Berati, pronar i disa bizneseve në kryeqytet, është arrestuar në vitin 1998 në Turqi për trafik heroine. Pista kryesore ku po heton policia është ajo e larjes së hesapeve.
“Konsiderohet si një nga njerëzit e afër të Abdulselam Turgut, i arrestuar në Shqipëri për trafik heroine.
Autoritetet shqiptare e shpallën Abdulselam Turgut një vit më parë në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një celule terroriste që do sulmonte muxhahedinët në Shqipëri.
Ka dhe pista të tjera ku po heton Policia e Shtetit për vrasjen e 65-vjeçarit, i cili ishte duke u verifikuar për pastrim parash për shkak të të kaluarës dhe disa bizneseve në Zvicër. Behar Sofia rezulton i skeduar për trafik. Pista kryesore e hetimeve është larja e hesapeve për trafikun e heroinës.
Konsiderohej si një ndër krerët e grupit këtu në Shqipëri. Sa i përket organizatës kriminale, anëtarët ishin shtetas turq”, tha ajo.
Sipas gazetares Lala, autorët i kanë pasur të detajuara dhe kanë qenë të informuar për lëvizjet e 65-vjeçarit Sofia. “Ai kishte disa biznese në fushën e ndërtimit, disa markete dhe biznese të tjera që po kalonin në sitën e SPAK”, tha Lala.
Disa herë bizneseve të tij në Tiranë i është vënë lëndë eksplozive.