Në Kosovë ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dalja në zgjedhje, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ishte mbi 46 për qind.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në ora 19:00. Sipas të dhënave nga KQZ, të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit kishin 1.794.862 qytetarë.
Në 38 komunat e Kosovës, u votua në 888 qendra të votimit, me 2.382 vendvotime.
Këtë vit, KQZ-ja largoi nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.