SPAK ka urdhëruar një sërë arrestimesh dhe shoqërimesh në Gjykatën e Krujës. News 24 raporton se të paktën 10 persona janë ndaluar mes të cilëve dhe anëtarë të trupës gjyqësore në këtë institucion.
Një prej gjyqtarëve të arrestuara është Enkelejda Hoxha, e cila liroi nga burgu ish-numrin dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle, i dënuar përjetë, Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.
Mes të arrestuarve nga SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku si dhe kryesekretarja Ela Mallkuçi./Opinion.al