Home KRYESORE Vaksina/ Manastirliu: Kemi kontraktuar 1 milion e 600 mijë vaksina…

Vaksina/ Manastirliu: Kemi kontraktuar 1 milion e 600 mijë vaksina…

7000 vaksina të Pfizer do të mbërrijnë më 15 shkurt në Shqipëri. Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në emisionin “Opinion”.

Ministrja tha se Qeveria shqiptare kontraktuar 1 milion e 600 mijë vaksina, ndërsa në kuadër të COVAC në vendin tonë do të mbërrijnë dhe vaksina të AstraZeneca.

Fevziu: Çfarë u bë me vaksinën? U tret?

Manastirliu: Absolutisht nuk u tretë. Qeveria shqiptare i kontraktuar 1 milonë e 600 mijë vaksina. Kemik vijuar të vaksinojmë dhe kemi vaksinuar edhe me dozën e dytë. Kemi kontraktuar për 800 mijë qytetarë doza të vaksinës. 15 shkurti është data kur vijnë rreth 7000 vaksina. Ne kemi një skedul të komunikuar nga Pfizer. Përmes COVAX presim AstraZeneca dhe sigurisht do të bëjmë më të mirën./ Opinion.al

Share: