Home KRYESORE Macron letër Vuçiçit: Mbështes dialogun me Kosovën

Macron letër Vuçiçit: Mbështes dialogun me Kosovën

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka deklaruar se ai mbështet vazhdimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një letër dërguar homologut të tij serbe Aleksandar Vuçiq me rastin e Ditës së shtetit serb, presidenti Macron ka thënë se mbështet arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

“Ndërsa diskutuam në Paris, unë mbetem i vendosur të mbështes përpjekjet në lidhje me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e ndërmjetësimit evropian, që synon arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që do të kontribuojë në stabilitetin e të gjithë rajonit”, ka thënë Macron.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka nisur në Bruksel që nga viti 2011 për çështje teknike dhe më pas ka vazhduar në nivelin e përfaqësimit të lartë politik, ku janë arritur më shumë se 30 marrëveshje. Një pjesë madhe e këtyre marrëveshjeve ende nuk janë zbatuar ose janë zbatuar pjesërisht.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden në një letër dërguar Vuçiq, ka kërkuar nga ky i fundit që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Top Channel

Share: