Home Approccio Italo Albanese Mario Draghi, kryeministri i ri në detyrë i Italisë

Mario Draghi, kryeministri i ri në detyrë i Italisë

Mario Draghi është mandatuar sot si kryeministri në detyrë i Italisë.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella i ka dhënë detyrën Mario Draghi të formojë një qeveri të re. Draghi e ka pranuar me rezerva mandatin për formimin e qeverisë.

Sipas mediave italiane, biseda mes Presidentit aktual të Italisë dhe kryeministrit të sapo emëruar ka zgjatur rreth dy orë, teksa ende nuk bëhen të ditura detajet, transmeton Tg24.

Hapi i radhës i kryeministrit në detyrë do të jetë konsultimi me partitë në Parlament. /Opinion.al

Share: