Home KRYESORE Nano president i ardhshëm? Përgjigjet Meta…

Nano president i ardhshëm? Përgjigjet Meta…

Fatos Nano e cilësoi Ilir Metën si përfituesin më të madh të mbështetjes së tij, ndërsa foli se gjithmonë Meta ka patur një plan B në politikë.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këto deklarime, presidenti i vendit Ilir Meta refuzoi të japë komente.

Pyetje: Cilin nga mëkatet keni bërë ju, që ka cituar zoti Nano, cili do ishte komenti juaj për këtë?

Meta: Zero koment për çështje të cilat nuk ekzistojnë. Problem kryesor mbetet sot përballimi i pandemisë dhe mbështetja e gjithë personelit mjekësor për përballimin e një fluksi në rritje të të infektuarve. Problem mjaft serioz mbetet rritja e numrit të të infektuarve nga pandemia.

Pyetje: Përse ju sulmoi Fatos Nano?

Meta: Nuk kam asnjë koment për zero ngjarje.

Pyetje: E shihni Nanon si pasardhësin tuaj në presidencë?

Meta: Nuk kam asnjë koment e theksoj, për zero ngjarje për zero akuza dhe për zero, zero, zero./Opinion.al

Share: