Home Approccio Italo Albanese Nja dy mejtime mas gjurulldis s’sebepit t’atij Shenjtit ‘kaurr’, “Valentin Sevdaja” n’Tironë.

Nja dy mejtime mas gjurulldis s’sebepit t’atij Shenjtit ‘kaurr’, “Valentin Sevdaja” n’Tironë.

*Tu qen se kët vit për “Valentin Sevda”, Tirona u gdhi me vdor, përveç pandemis, nuk kom mor habere për aheng e rrumuja për kët sebep, pranej po ju postoj shkrimin e nja dy viteve mo përpara.

(Shkrujt pri nji kalemxhije t’modhe, Adela Kolea, tironse e vjetër n’Talje.)

Se ene kalemxhijtë (gazetarët) e fotografë për resme e intervista hikin ke Liqeni për me intervistu çiftet, sidomos jabonxhinjtë:

“Unë i bona peshqesh çukullatën atij e ai m’boni peshqesh lule, parfum e gjojna t’qera…!”

Sot n’sabah, Tirona osht qu içik mafmur.
Pri asajt, se mrom, deri n’akshom u bon telef e murën dalldin robt gjith dit’n e ditës, se ene Tirona, tamom si gjithë dynjoja, boni nji zallomahi t’modhe për Festën e Shenjtit ‘kaurr’, Valentini i Sevdasë.

Ky Shenjti pati i gjo t’mir, e boni nji sevap, se i boni t’gjith garumull me i ven, kaurr e muhamedan tu knu e tu kërcy pri sevdas.

Pjaca, tu fillu qysh ke Sahati e Beledija (Bashkia), qe e mulume me katarakte zemrash t’kuqe, qi bijshin pri tarrace e mulojshin gjithë bulevardin.

Kto zemra e xhingla, i vun pri siparishit (porosisë) t’atij t’parit t’Beledijes, Veliajt.
Ky sebep i boni robt tu dalldis rrugve.

Ca tu hec n’kom, ca me trombil (makina), vesh alla fronga, me peshqeshe, me lule, me çukullata, çuna e goca, burra, gra, jarona, pleq e plaka, tu fugu ke Moli.

“Moli”, osht e ditme se nuk osht Xhemoli, komshiu im po, osht nji rryp pri druni ke Liqeni, ku nalojshin varkat e lidhme me ushkur ke ca hunj, që robt i merrshin borxh për me bo xhiro n’Liqen e me bo resme e selfie n’mes t’ujit.

Dermoni nuk iu gjet tironsave amon!
Se me t’gjith tironsat qi fola mrom, m’kon thon se nuk dulën fare n’rrugë pri gjurulldis s’modhe e u myllën mrena o n’Kahve, o n’zyra, si me qen mren n’jatakhone (konvikt), a si me qen n’hapishone (burg).

Nigjo ktu çër po t’thomi i her, ty tirons:

Juve tironsat, si fort alergji kini pri ktyne kinkalerinave e xhingla-minglave m’kon thon…

“S’i du hiç! – njoni, “Ma shpifën!”- qetri…
S’jini hiç romantik!

Ouuu, gjith ky munimi modh me zbukuru pjacën, kush ka zdryp kshu me festu me kto zemra, jabonxhijtë vetëm e…?

-📝Sot osht nji fest e gjurulldi qetër.
Sot osht “Shenjti kaurr Faustini”, ai i beqarëve e beqareshave t’stazhionum!

Amon sot, gjurulldia bohet dyfish, se robve i duket vetja “Beqar”, ene atyne që jon t’martum, ene atyne me nja dy a tri rroça-poça.

Se, jo për gjo, po sevdaja nuk pyt a je beqar, a je i martum.

Kur t’ze, t’ze. Varet me çin t’ze se…!
Dalldis robi, i merr kaptina erë, se ajo ia qit zemrën venit e i gufmo krahanori.

Zjermi shpirtit e bo robin me mor kot e jo veç n’Shqipni, po n’gjith Avropin.

*Dialektet, idiolektet, të folmet lokale janë pasuri që duhet ruajtur e kultivuar, sot më tepër se kurrë, ndërmjet modernizimit dhe traditës.

Share: