Home Gjeo-Ekonomia Përse ekonomia më e madhe e Europës nuk ka mjaftueshëm vaksina?

Përse ekonomia më e madhe e Europës nuk ka mjaftueshëm vaksina?

Qeveria gjermane ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm për të rritur numrin e të vaksinuarve, ndërkohë që Bashkimi Europian po përballet nga ana tjetër me mungesa të mëdha furnizimi, pasi kompania AstraZenerca njoftoi se do të dërgonte vetëm gjysmën e dozave të premtuara.

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn, i tha Bundestag të mërkurën se efektet e para të nisjes së vaksinimit ishin “tashmë duke u ndjerë” tek të moshuarit, të cilët kanë marrë shumicën e 5.4 milion vaksinave që janë shpërndarë në ekoniminë më të madhe të Europës. Por ai nuk e mohoi pakënaqësinë në rritje të publikut mbi faktin se Gjermania mbetet shumë prapa vendeve të tilla si Britania, Izraeli, SHBA apo edhe Serbia.

Tabloidi “Bild Zeitung” shkruante të mërkurën në një opinion se ka ardhur koha që gjermanët t’i kërkojnë shpjegime qeverisë pse vaksinimi në vend po ecte shumë më ngadaltë se ai në Britani.

Rreth 27% e britanikëve kanë marrë një vaksinë, krahasuar me pak më shumë se 6% të gjermanëve, shifër që reflektohet edhe në vendet e tjera të BE-së. Britania ka vaksinuar rreth tre herë më shumë njerëz sesa Gjermania dhe pothuajse 69,000 gjermanë kanë vdekur si rezultat i Covid-19.

Ashtu si shumica e BE-së, Gjermania filloi vaksinimin në 27 dhjetor pasi Agjencia Europiane e Barnave miratoi vaksinën BioNTech / Pfizer rreth një muaj pas Britanisë. Por fushata e vaksnimit ka qenë e ngadaltë jo vetëm për shkak të mungesës së furnizimit, por edhe ngurrimit të BE-së për të marrë vaksinën e Oxford / AstraZeneca, pasi autoritetet gjermane deklaruan se nuk ishte testuar mjaftueshëm dhe në mënyrë rigoroze, për të lejuar përdorimin e saj tek të moshuarit. Ky vendim shkaktoi dyshime se ajo nuk ishte i sigurt dhe raportet e efekteve anësore nuk kanë ndihmuar.

Shumë gjermanë thonë se furnizimet me vaksina kanë qënë të kufizuara sepse BE ishte pushtuar nga një ndjenjë solidariteti dhe kishte kërkuar të siguronte vaskina për të gjithë anëtarët e saj në mënyrë të barabartë, pavarësisht nga fuqia e tyre ekonomike, duke e lënë Gjermaninë me më pak doza vaksine nga sa duhej. Por rritja e dyshimeve mbi paaftësinë e BE-së, ngadalësia burokratike ose mungesa e gatishmërisë për të paguar sa duhet për vaksinat po kthehet në një debat kombëtar në Gjermani.

Presidentja e komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka pranuar që BE fillimisht porositi shumë pak doza vaksinash. Në një intervistë me “Augsburger Allgemeine Zeitung”, ajo tha se furnizimi me vaksina do të përmirësohet dhe BE po “arrinte” Britaninë. Por përplasjet me Astrazenercën duket se kanë rritur edhe skepticizmin mbi vaksinat.

Mijëra njerëz që duhet të bënin vaksinën nuk kanë arritur të paraqiten në takime, duke shkaktuar përgjigje të zemëruara nga politikanët, përfshirë edhe kryetarin e bashkisë së Berlinit, Michael Müller, i cili tha se ata që nuk e donin vaksinën kishin “humbur shansin”. Udhëheqësi i Bavarisë, Markus Söder tha nga ana tjetër se është absurde të “kemi doza vaksinash të cilat askush nuk i dëshiron”.

Pjesërisht si rezultat i sasisë së papërdorur të furnizimeve të Oxford / AstraZeneca, ministria e shëndetësisë ka ndryshuar listat prioritare që përcaktojnë se kush duhet të vaksinohet në mënyrë që mësuesit dhe kujdestarët nga shkollat ​​dhe kopshtet të kenë të drejtë të vaksinohen. Njerëzit e pastrehë gjithashtu pritet të zhvendosen në listën e përparësive.

Spahn u detyrua t’u përgjigjej pyetjeve në Bundestag të mërkurën për pengesat e fundit pasi pranoi se premtimi i tij për të futur teste të shpejta antigjeni falas për këdo që dëshironte një nga 1 marsi nuk ishte i realizueshëm.

Përhapja e mutacioneve më virulente të virusit, veçanërisht varianti që besohet të ketë origjinën në Kent, ka bërë që Gjermania të jetë në fillimin e një vale të tretë të pandemisë, kanë thënë ekspertët. Spahn i tha parlamentit se qeveria besonte se ishte duke dalë nga vala e dytë, por për shkak të mutacioneve, pandemia u përkeqësua.

Dy javë më parë varianti nga Mbretëria e Bashkuar përbënte rreth 6% të të gjitha infeksioneve të reja të regjistruara, por që prej asaj kohe është rritur në rreth një të tretën. Kjo është sipas ekspertëve arsyeja pse shkalla e infeksionit në Gjermani po rritet pavarësisht masave aktuale të bllokimit, të cilat kanë qenë në fuqi që nga nëntori, duke përfshirë mbylljen e të gjitha dyqaneve jo thelbësore dhe mjediseve sportive.

Njerëzit janë të detyruar të mbajnë maska ​​mjekësore në vende publike, përfshirë supermarketet dhe transportin publik. Kancelarja, Angela Merkel, po i reziston thirrjeve për një relaksim të mëtejshëm të rregullave të bllokimit, duke deklaruar se nëse nuk një ulje të shkallës së incidencës nën 35 për 100,000 banorë e cila nuk ka gjasa të arrihet para Pashkëve, masat nuk do të lirohen. /The Guardian/

360grade.al

Share: