Home Gjeo-Ekonomia “Serbia të njohë Kosovën”, Vuçiç reagon pas letrës së Biden

“Serbia të njohë Kosovën”, Vuçiç reagon pas letrës së Biden

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar pas letrës së dërguar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku përveç urimit për ditën e shtetësisë së Serbisë kërkoi edhe arritjen e një marrëveshje me Kosovën, të përqendruar në njohje reciproke.

Vuçiç pas letrës së Biden thotë se njohja e ndërsjellë nuk qëndron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore.

“Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore”, ka thënë Vuçiç teksa theksoi se e kupton që kjo është një politikë e re amerikane, por që përgjigja e tij nuk do të jetë ndryshe nga takimi në Shtëpinë e Bardhë këtë vjeshtë. “Nuk përshtatet kjo” ka thënë Vuçiç, transmeton Tanjug.

Në takimin e shtatorit të vitit të kaluar në Uashington, presidentit serb iu ofrua të përfshinte te  edhe termin “njohje reciproke”, por Vuçiç e hodhi poshtë dhe ky term u hoq nga marrëveshja e Uashingtonit./Opinion.al

Share: