Vetëm një javë nga data e njoftuar për nisjen e procesit lidhur me shkarkimin e tij, Donald Trump ka mbetur pa avokatë. Pesë prej përfaqësuesve ligjorë të zgjedhur nga ish-presidenti për ta mbrojtur në këtë proces, janë larguar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi strategjinë që do të ndiqet nga mbrojtja.
Insistimi i Trump për mashtrimet elektorale duket se ka qenë arsyeja për të cilën avokatët kanë vendosur të bëjnë një hap pas. Butch Bowers, Deborah Barbier, Josh Howard, Johnny Grasser e Greg Harris donin ta mbështesnin mbrojtjen në argumentin që nuk mund të vihej nën akuzë një president që nuk është më në detyrë. Kjo zgjedhje është kundërshtuar nga Trump, sipas të cilit mbrojtja e tij duhej të bazohej ekskluzivisht në në denoncimin e mashtrimeve masive të kryera në zgjedhje. Ka qenë kjo një mosdakordësi që i ka çuar avokatët drejt tërheqjes nga çështja./Opinion.al