Perla nga nona që fliste tironse.
Nga Adela Kolea
Justifikimi: “S’kom pas koh…!”
“Si t’kon thon mi non? S’ kom pas KOH, e?”
- Po mi none, nji kshu.
“Mirë t’keqen nona, thuji herës qetër:
Sa mirë e gjete kohën kur deshe me ardh se s’bo me provu berekun me gjizë t’nonës!
Hajt se s’osht tu t’besu njeri, amon!
Sajo i rrenë qetër, e kto për KOHËN ik e kallxoja kujt t’ket qejfi, jo mu…!
Masanej mi non, ene ti vet, mos m’u boj mo kaurre se ai Papa, se kur t’tha dje nona:
“Hik mi shejtone, ço içik berekun ke furri lagjes, si m’ia bone?
M’the:
None, s’kom KOHË tashi, se jom tu msu! Se e knushme ti mo…!
E dim kët gjo.
Po çër meno tina, dro s’e di nona qi kur t’leverdis ty, m’qet sebepin “Koh”?
Nuk ikshe ke furri, se ke bo llafe me çunin e furrxhiut, pranej, e mu m’thu: “Koha”…!
Ene nona vetë mi, kur nuk do me prit naj komshije llafazone, kur ajo i bzo:
“Desha me ardh për nji kafe turke ke ty, nona Ije!”, i jep xhevap:
“Amon e lejmë i dit qetër, ma boj hallall, se sot s’kom KOH, jom tu u mor me “Imom bajalldit, dun KOH e angari ato lanete, ene pse dalin t’mira masanej, me lëpi ene thojt e me i ra t’fikët imamit …”
- Në fakt edhe këtu nona kishte të drejtë.
Dhe këtë e dimë shumë mirë që të gjithë:
Kur nxjerrim justifikimin nëpërmjet konceptit “KOHË”, e thotë vetë fjala këtë, është thjesht “Justifikim” , madje, kartë e djegur tashmë.
*Dialektet, idiolektet, të folmet lokale janë pasuri që duhet ruajtur e kultivuar, sot më tepër se kurrë, ndërmjet modernizimit dhe traditës.