Është identifikuar shqiptari, që është ekzekutuar me armë zjarri pranë banesës së tij në Rejkjavik të Islandës, mbrëmjen e së shtunës. Mediat lokale kanë bërë publike identitetin e tij. Bëhet fjalë për Armando Beqirin.
Ai sapo kishte parkuar makinën dhe po hynte në shtëpi në orën 23:57 kur ndodhi ngjarja. Autori i kishte bërë pritë në prag të shtëpisë duke e qëlluar disa herë.
Viktima ka lënë pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të vogël, që ndodheshin në banesë në momentin e krimit.
Sipas policisë ai nuk rezulton të ketë aktivitet kriminal në Shqipëri.
Për vrasjen janë arrestuar deri tani tre persona, një islandez dhe dy të huaj. Dyshohet se i lidhur me ngjarjen është edhe një person i katërt që ndodhet në paraburgim, i arrestuar disa ditë më parë. Njeri prej të arrestuarve për vrasjen e shqiptarit rezulton të jetë i dyshuar per droge./Opinion.al