Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko janë filmuar së bashku teksa duket se kanë nisur pushimet në resorin e skive në Sochi.
Dy presidentët më herët zhvilluan një takim pune, por më pas zgjodhën që të kalonin disa orë në resortin Krasnaya Polyana afër Detit të Zi.
Mësohet se gjatë takimit të punës, Lukashenko ka falënderuar presidentit Putin për mbështetjen ekonomike pasi Rusia i dha Bjellorusisë një kredi prej 1.5 miliard Dollarësh Shtatorin e kaluar.
Përmendim se presidenti Putin ka ndihmuar gjithashtu Lukashenkon kur populli kërkoi që ai të dorëhiqej pasi kishte vjedhur zgjedhjet e 9 Gushtit./Opinion.al