Home KRYESORE A do e sjellë dot ndryshimin politik përfshirja e intelektualëve?

A do e sjellë dot ndryshimin politik përfshirja e intelektualëve?

Nga Mentor Kikia

Listat dolën. Të gjithë e shuam kureshtjen se kush do të jenë kandidatët për deputetë.

Konkluzioni i parë, sipas meje: Nën presionin e ndërkombëtarëve, partitë kanë bërë një kapërcim shumë të madh; Kandidatët jo politikë(që “bëjnë” vota), nuk janë tërhequr nga bota e krimit, por mes figurave publike dhe intelektuale.

Konkluzioni i dytë: Këta njerëz, sado të kenë ideale, nuk do të munden të ndryshojnë gjë në mjedisin politik. Pasi problem nuk ka qenë cilësia e kandidatëve(ajo ka qenë vetëm morale), por demokracia brenda partive dhe mënyra se si funksionon makineria e politikës në Shqipëri.

Në kushtet kur asnjë deputet i mazhorancës(pavarësisht logos) nuk ka ngritur dot kartonin kundër një projektligji të qeverisë, që bie ndesh me interesat e qytetarëve apo mban erë korrupsion, atëherë përmasat intelektuale të deputetëve janë vetëm kozmetikë.

Ndryshimi nuk vjen nga numri i intelektualëve që do të jenë në parlament, por sa hapësirë kanë ata për të vepruar, prodhuar dhe zbatuar ide në shërbim të vendit dhe shoqërisë.

Share: