Home KRYESORE A percakton cmimi moralin?

A percakton cmimi moralin?

Nga Irena Beqiraj

Gazetari dhe satiristi amerikan H.L. Mencken me cinizëm thoshte “zgjedhjet janë një ankand i shitjes-blerjes në avancë të mallrave te vjedhura”. Sado cinike të duket kjo thënie, bazohet në një parim thellësisht të pranuar, të paktën ekonomikisht, që votuesit racionalë zgjedhin bazuar në interesin e tyre të ngushtë personal, duke vlerësuar përfitimet e pritshme materiale tërësisht personale, nga platformat elektorale .

Kjo është arsyeja, që gjatë fushatave elektorale, partitë rregullisht na premtojnë rritje të transfertave rishpërndarëse ( pensione, ndihma sociale ) , ulje të taksave, ose rritje të rrogës.

Edhe pse do të dëgjoni frazat e zakonshme si “Masat për Clirimin e Ekonomisë “ apo “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike”, këto premtime më shumë sesa me zhvillimin, kanë qëllim të ofrojnë përfitime ngushtesisht individuale për secilin prej nesh.

E ndërsa në moralin shoqëror konsiderohet e pranueshme, e drejtë edhe normale, që në dmokraci , një mësues të votojë partinë që i premton rritjen e pagës së tij, apo një drejtor banke të votoj partinë që ofron tatimin tatimin 9% mbi të ardhurat, konsiderohet e dënueshme, e papranueshme edhe e pamoralshme të shesësh votën për një thes miell.

Nëse blerja e votës me një thes miell është gabuar, edhe nxitja e votimit bazuar në interesat personale individuale të votuesve është po aq e gabuar edhe është po njësoj blerje vote.

Programet ekonomike të kësaj fushate janë programe të shit-blerjes masive të votës .

Cmimi i votes eshte padyshim i ndryshem. Po a përcakton cmimi moralin? Kam frikë se jo!

Share: