Home KRYESORE Bashkim Fino, kryeministri i Pajtimit Kombëtar bën bashkë të majtë e të...

Bashkim Fino, kryeministri i Pajtimit Kombëtar bën bashkë të majtë e të djathtë në nderim të tij

Bashkim Fino spikati në karrierën e gjatë politike për Pajtimin Kombëtar në vitin e vështirë 1997. Ai ishte i vetmi emër për të cilin palët dakordësuan të vendosej në krye të qeverisë.

Sot 24 vite nga ajo kohë, Fino mbylli sytë përgjithmonë pasi nuk mundi të fitonte dot betejën me COVID-19. Ashtu si në vitin 1997 kur bëri bashkë vendin për të përballuar një krizë të vështirë, sot palët politike janë në një mendje për të nderuar kujtimin e tij.

Kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi mëngjesin e sotëm ndalimin e takimeve elektorale në nderim të kujtimit të Bashkim Finos. Me anë të një vendimi, qeveria e shpalli 29 Marsin ditë zie Kombëtare për kontributin e Finos si kryeministër i qeverisë së Pajtimit Kombëtar dhe si deputet në disa legjislatura.

Solidariteti për nderimin e tij, u pa menjëherë edhe nga kundërshtarët politikë. Basha la në pritje qindra simpatizantë në Fier të cilin kishin dalë me makina në hyrje të qytetit duke vendosur anulimin e takimit elektoral në nder të Bashkim Finos. Edhe Partia Republikane njoftoi ndalimin e takimeve elektorale për ditën e sotme.

Për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos reaguan të majtë e të djathtë e deri te presidenti Ilir Meta. Fino u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me COVID-19./mv.abcnews.al

Share: