Home KRYESORE VIDEO/Si u mor Fino me helikopter nga Gjirokastra për tu bërë Kryeministër

VIDEO/Si u mor Fino me helikopter nga Gjirokastra për tu bërë Kryeministër

Ish-kryeministri i Shqipërisë Bashkim Fino ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 59-vjeçare si pasojë e COVID-19.

Fino ka marrë drejtimin e qeverisë më 9 mars të vitit 1997, teksa të mbledhur në Presidencë, të gjitha forcat politike arritën një marrëveshje për krijimin e një qeverie të re që do të quhej Qeveria e Pajimit Kombëtar.

Ndërkohë që të pranishmit vendosën që të zgjidhnin si kryeministër një socialiste, vetë  Partia Socialiste propozoi emrin e Bashkim Finos. Një  kandidaturë kjo  që u pranua edhe nga Partia Demokratike në raport me disa kandidatë të tjerë.

Por si e kujtonte Fino momentin kur mori lajmin?

Pamje të sjella nga emisionin “Opinion” në vitin 2019 tregojnë se Fino është gjendur krejt i pa përgatitur edhe i kapur në befasi nga telefonata e cila i tregoi se do të bëhej kryeministër i Shqipërisë.

Një helikopter qeveritar, që mori konsensusin e komiteteve të shpëtimit publik të jugut, zbriti në aeroportin e Gjirokastrës për të marrë Bashkim Finon dhe për ta sjellë si kryeministër të vendit. Një trupë greke arriti të filmonte jo vetëm nisjen e tij nga Gjirokastra, por edhe takimin e tij të parë me presidentin e asaj kohe, Sali Berisha, në Presidencë.

Kujtojmë që Bashkim Fino, kishte qenë më herët  ish-kryetar i bashkisë së Gjirokastër./Opinion.al

Share: