Home KRYESORE Borrell:Kandidatë me integritet në zgjedhje,mesazh për politikën shqiptare

Borrell:Kandidatë me integritet në zgjedhje,mesazh për politikën shqiptare

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin Oliver Varhelyi në Bruksel tha se Shqipëria është partner kyç dhe aleat i BE në rajon.

“Shqipëria është një partner kyç dhe aleat në rajon. Ka treguar përkushtim në procesin e integrimit dhe këtë nuk mund ta themi për të gjitha vendet e rajonit”, tha zyrtari i BE, pas mbylljes së Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Më tej Borrell u ndal edhe tek zgjedhjet. Ai theksoi nevojën për lista kandidatësh me njerëz me integritet.

“Këshilli i sotëm ishte një mundësi që ne të kuptonin se si dhe ku jemi në marrëdhënien tonë dhe për zbatimin e reformave të nevojshme. E përgëzuam Shqipërinë për këmbënguljen për të ecur përpara me reformat. Vazhdojmë ta inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me këto reforma, por edhe për faktin se këto reforma janë kyçe për modernizimin e Shqipërisë dhe për të ardhmen e qytetarëve. Për zgjedhjet e 25 prillit theksojmë nevojën që të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet. Sa iu përket zgjedhjeve ne kemi dhe një mesazh për të gjitha udhëheqësit politikë dhe gjitha palët. Objektivi i integrimit duhet të jetë për të gjithë. Polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politike dhe nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë. Me shumë kërshëri po presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas miratimit të kuadrit negociues dhe në përputhje me kushtet që janë”, tha Borrell./Opinion.al

Share: