Home Gjeo-Ekonomia Krerët e 23 shteteve letër të hapur: Bota ka nevojë për një...

Krerët e 23 shteteve letër të hapur: Bota ka nevojë për një traktat post-Covid

“Askush nuk rikuperohet derisa të gjithë të rikuperohen! Bota ka nevojë për një traktat post-Covid për të lënë nacionalizmin mënjanë dhe për të siguruar që virusi të mundet” kjo është deklarata e përbashkët e 23 krerësh shtetesh përfshirë Johnson, Merkel dhe Macron, në një letër të hapur.

Boris Johnson dhe udhëheqës të tjerë botërorë kanë bërë thirrje për një traktat global në përgjigje të Covid – i ngjashëm me atë që ra dakord pas Luftës së Dytë Botërore.

Përballë nacionalizmit të vaksinave dhe përplasjeve midis vendeve, Kryeministri britanik, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel – ndër të tjera – paralajmëruan se janë kundër izolimit.

Ata e përshkruan pandeminë si një ‘kujtesë të zymtë dhe të dhimbshme dhe se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt’.

Udhëheqësit gjithashtu nxitën një epokë të re solidariteti përballë ‘sfidës më të madhe ndaj komunitetit global që nga vitet ’40.

Grupi prej 23 udhëheqësve botërorë dhe kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Dr Tedros Adhan, bënë thirrje për një marrëveshje të re ndërkombëtare të ngjashme me ato të rëna dakord pas luftës që pa vendet të punonin së bashku për të mirën e përbashkët.

Top Channel

Share: