Home KRYESORE Rama: Politikanët shqiptarë duhet të vaksinohen të fundit

Rama: Politikanët shqiptarë duhet të vaksinohen të fundit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se politikanët do të vaksinohen të fundit në Shqipëri.

Rama tha se është vaksinuar për të rritur besueshmërinë e qytetarëve te vaksina, jo për të siguruar veten, por shtoi se ai mendon se politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit.

“Unë jam vaksinuar sepse kam bërë atë që kanë bërë të gjithë kolegët e mi në Europë dhe botë. Nuk është për të siguruar veten. Unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare. Kaq e thjeshtë është”,tha Rama.

Share: