Home KRYESORE Presidenca i përgjigjet Ramës: Do të japë llogari para drejtësisë

Presidenca i përgjigjet Ramës: Do të japë llogari para drejtësisë

Presidenca i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë deklaroi se në zgjedhjet e 25 Prillit qytetarët do të zgjedhin midis drejtësisë dhe Ilir Metës.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, përmes një postimi në Facebook thotë se Ilir Meta i qëndron besnik Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së tij kur ishte kryetar i Kuvendit.

Më tej, presidenca shkruan se Rama nuk e kapi dot me Kushtetutë drejtësinë e re, por me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë edhe sot. Blushi shkruan se Rama do të japë llogari para drejtësisë ndërkohë që i bën thirrje që të mos provokojë popullin.

Statusi i Presidencës

Drejtësinë koreanoveriore të “gruas” së Bilalit, shqiptarët e kanë provuar për 50 vite, ndaj çdo certifikatë të “zonjës Bilali”, do ta hedhin në koshin e plehrave

Ilir Meta i qëndron besnikërisht Reformës në Drejtësi të bërë me 140 vota në Kuvend, falë këmbënguljes së tij kur ishte Kryetar i Kuvendit dhe këtë e dinë mirë të gjithë shqiptarët.

Drejtësinë e re, që se kapi dot me Kushtetutë, “gruaja” e Bilalit e kapi me ligje antikushtetuese, që vazhdon t’i miratojë dhe sot.

Të mos ketë merak se më 25 prill do ta marrë vlerësimin e merituar nga mbarë populli i Shqipërisë.

Drejtësia e pavarur do vijë vetëm nga vota e lirë dhe e shenjtë.

Kush prek votën e lirë do t’i pritet dora bashkë me thonjtë, që kanë kapur për fyti shtetin dhe drejtësinë.

“Gruaja” e Bilalit më kot harxhon para me lobistë për deklarata, certifikata dhe sondazhe të rreme.

Bën mirë, që lekët e vjedhura t’i kursejë për të paguar avokatët mbrojtës, kur të japë llogari para drejtësisë.

Mos e provoko popullin e 2 Marsit se është shumëfishuar në një vit falë zullumeve të shtuara edhe në kohë pandemie!

Share: