Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se Bashkimi Europian ka akorduar për rajononin e Ballkanit Perëndimor rreth 651 mijë vaksina nga kompania Pfizer kundër COVID-19
Lajmin e ka bërë të ditur Rama nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, teksa thekson se është njoftuar nga vetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian
Më në fund
*në zyrat e Bashkisë Krujë”,– shkruan Rama.
Kujtojmë që në vendin tonë janë vaksinuar të gjithë grupet e riskut dhe shumë shpejt do të nisë dhe vaksinimi masiv, teksa është aplikuar vaksina kineze dhe ajo ruse gjithashtu./Opinion.al