Nga Eva Idrizllari
Nese politikanet do te ndiqnin politiken e modestise shoqeria me shume mundesi do te jetonte ne nje bote me te mire vlerash dhe e ndryshme nga realitetet e ketyre dekadave.
Politikanet shqiptare, pergjithesisht, vuajne nga nje egoizem i tepruar i vetes madje i çarmatosur nga idete aq sa behen te bezdisshem per njerezit.
Ky lloj i politikanit ka rrafshuar politiken si reflektim publik duke e orientuar drejt nje dimensioni te kultit ku koncepti i modestise mungon totalisht.
Politika e modestise ne thelb eshte politika ne nje dimension shume tokesor – nje nderlidhje mes politikanit/es dhe qytetareve ne nje dimension njerezor pertej egos se perqendrimit politik vetjak, por tek idete per menaxhimin e drejte ndaj çeshtjeve qe prekin interesin publik ne çdo nivel (qendror apo vendor).
Modestia eshte nje virtut i qenesishem politik sepse ka te beje me ndjenjen e kufijve te kompleksitetit qe krijon roli politik tek publiku – pra eshte masa e duhur, maturia thelbesore ne perballje politike dhe bashkepunime, kundrejt supremacise apo mbizoterimit ne rol politik.
Ne politiken shqiptare, kryesisht ne mentalitetin e partive te medha, dominon kultura e hegjemonise – epersise per te treguar drejtimin dhe rolin suprem, si manifestim i peshes vetjake. Shpesh politikanet nuk i njohin kufijte e vetvetes, madje e tregojne veten me te sigurt se sa i lejojne aftesite e tyre.
Politika e modestise ndryshe nga politika e hegjemonise nuk eshte shfaqje e fluturimeve te aftesive individuale, por perpjekjet per ta nxjerre politikanin/en nga rrugicat e verberise se egos ne rrugen e drejte te perfaqesimit ne nje pike te larte te ekuilibrit, kundrejt fames se karakterit.
Politika e modestise e nxjerr jashte loje politiken e tifozerise. Politika e modestise ka perparesi ndergjegjien dhe parimet e verteta te nje karriere politike qe bazohet ne detyren e perkthimit te vlerave ne demokraci ne interes te vendit dhe komunitetit.
Shqiperia ka nevoje domosdoshmerisht per politiken e modestise, ku cilesia e perfaqesimit eshte model dinjiteti i politikanit/es te thjeshte, te matur, me aftesine per te menduar logjikisht dhe me perkushtimin e sinqerte ndaj rregullimit te nevojave te komunitetit, pertej interesit te ngushte personal.