Autoritetet italiane kanë zbardhur shkaqet e vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar Santino Xhyra ditën e djeshme në Puglia. Mediat raportojnë se i dyshuari kryesor për vrasjen e tij me dy plumba, një në gjoks dhe tjetrin në bark, është Shaban Fejza, 39 vjeç.
Ky i fundit u arrestua nga policia disa orë pas krimit nisur nga dëshmitë e personave që panë se çfarë ndodhi.
Gjatë marrjes në pyetje në polici, Fejza ka rrëfyer se ishin konfliktuar me Xhyrën për një shtëpi me qira. 39-vjeçari kishte kërkuar që të jetonte në shtëpinë me qira ku banonin Xhyra me disa shokët e tij, por pronari Italian i banesës kishte refuzuar pasi sipas tij të rinjtë shqiptarë nuk kishin paguar qiranë, raporton abcnews.al.
Mësohet se pronari i kishte kërkuar Fejzës që të “merrej vesh” me Xhyrën dhe të tjerët që të paguanin qiranë si një kusht për ta lejuar që të jetonte aty.
Duket se ky ka qenë shkaku i konfliktit mes shqiptarëve në Itali ç’ka çoi në vrasjen e Santino Xhyrës. /abcnews.al