Home KRYESORE Video/Brenda magazinës së zjarrit, vendi ku u gjet trupi i Arjan Sala

Video/Brenda magazinës së zjarrit, vendi ku u gjet trupi i Arjan Sala

Në magazinën e përfshirë nga flakët pak ditë më parë, gjithçka është e shkrumbuar. Në emisionin “Opinion” janë publikuar mbrëmjen e së hënës imazhet e kësaj magazine dhe vendi ku u gjet trupi i pajetë i Arjan Salës.

I riu 32-vjeçar, përgjegjës i sigurisë, nxitoi brenda zonës ku kishte rënë zjarri për të ndihmuar daljen nga ambjentet, të punonjësve të magazinës. Arjan Sala u nxor pas 3 ditësh, i mbetur brenda ambienteve, ndërsa dyshohet se vdekja e tij mund të ketë ardhur nga asfiksia./Opinion.al

Share: