NATO merr vendim për përjashtimin definitiv të Turqisë nga projekti për prodhimin e avionëve të gjeneratës së 5-të F-35
Nga Dr Sadri Ramabaja
Prishtinë, 23 prill – Periudha e gjatë e hamendësimeve e përpjekjeve për dalje nga rruga pa kokë, ku kishte futur Turqia e Erdoganit projektin për prodhimin e avionëve ushtarakë të gjeneratës së pestë F-35, merr fund. Shtetet e Bashkuara dhe tetë vende të tjera aleate kanë anuluar marrëveshjen e vitit 2006, që garantonte prodhimin e avionëve ushtarakë të gjeneratës së pestë F-35 dhe nënshkruan një të re, duke përjashtuar përfundimisht Turqinë, njofton agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.
Ky proces degradoi n këtë shkallë pasi Ankaraja, përkundër kundërshtimit të Uashingtonit në vitin 2019, bleu sistemin e raketave anti-ajrore ruse S-400 Triumph. Me këtë akt Turqia përjashtohet përfundimisht nga projekti në fjalë dhe njëkohësisht i nënshtrohet sanksioneve të SHBA-së.
Ky hap ishte i pritshëm. Ai pason paralajmrimin që kishte bërë organi mbikëqyrës i Kongresit Amerikan në maj të vitit 2020 për përjashtimin e mundshëm të Turqisë nga programi F-35, në rast se Ankaraja zyrtare do të vazhdonte të insistonte që të mirrte sistemin modern rus të mbrojtjes ajrore S-400.
S-400 “Triumph” (Nato-Codename SA-21 Growler) është një sistem i mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë dhe të mesme veprimi. Ky është modeli më i fuqishëm deri tani i një serie, që u zhvillua në ish Bashkimin Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore dhe u modernizua më vonë në Rusi. Numri 400 tregon rrezen maksimale të veprimit në kilometra. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë S-400 është shtylla kurrizore e mbrojtjes ajrore ruse.
S-400 përbëhet nga automjete të ndryshme, një qendër komandimi, stacione të lëvizshme radarësh dhe raketahedhës.
Turqia nuk do të kërkojë domosdoshmërisht një kthim në programin F-35, por me siguri do të kërkojë kompensim për dëmin e bërë tashmë, tha Ismail Demir, drejtori i departamentit të industrisë së mbrojtjes së vendit, SSB, në një intervistë me televizionin turk NTV më 3 mars. Kompenzimi duket nuk do të jetë vetëm i natyrës financiare.
Turqia mbetet në kërkim të bashkëpunimit me Rusinë edhe në rrafshin e intereave gjeopolitike në dritën e zhvillimeve të reja rreth Ballkanit dhe Ukrainës.
Tashmë është sprovuar ky lloj bashkëpunimi në rastin e Sirisë dhe së fundmi edhe në konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit rreth Nagorni Karabakut.
Në që të dy rastet rikthimi i Rusisë dhe rolit të saj në gjeopolitikën botërore do të ishte i pamundur pa ndihmën që i ka ofruar Turqia. Përfituese gjithësesi ishte edhe Turqia.
Në rastin e parë ajo arriti të shmangë dhe ta shtyjë për një kohë të papërcaktuar federalizimin praktik të Sirisë dhe me këtë edhe krijimin e një shteti të ri kurd në veriun e Sirisë.
Në rastin e dytë, Turqia i ktheu përfundimisht një pjesë të mirë të Nagorni Karabakut Aerbajxhanit.
Ndërkaq Ballkani mbetet terreni ku mund të shtrihet ky bashkëpunim tutje. Duket se S-400 mund të jetë vetëm një” pjesë e dukshme e ajsbergut” në këtë orjentim të ri të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë.
Në të gjitha rstet e përafrimit mes Turqisë dhe Rusisë kemi më shumë të bëjmë me intencën e sforcuar të ngritjes së marrëdhënieje mbi baza të interesit gjeopolitik, pavarësisht se këto marrëdhënie duken kontradiktore.