Home KRYESORE Italia përgëzon proçesin zgjedhor. Ankesat të verifikohen

Italia përgëzon proçesin zgjedhor. Ankesat të verifikohen

Farnesina përgëzon zhvillimin e procesit zgjedhor në Shqipëri që u mbajtën ditën e diel më 25 prill.

Italia përshëndet organizimin e mirë të procesit zgjedhor, sikurse u shpreh OSBE/ODIHR në raportin e saj paraprak, e veçanërisht profesionalizmin dhe transparencën e treguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe nga Komisioneri Ilirjan Celibashi. Paditë për vjedhje të mundshme dhe parregullsi duhet të trajtohen me kujdes dhe në përputhje të plotë me procedurat e përcaktuara nga kodi zgjedhor.

Zgjedhjet e ditës së dielë, 25 prill, ndikojnë pozitivisht në konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri si dhe përbëjnë një hap të rëndësishëm përpara në rrugëtimin e përafrimit në Evropë. Pas përballjes zgjedhore tashmë është e rëndësishme që të gjithë aktorët politikë të angazhohen të punojnë në të mirën e Vendit, duke dhënë ndihmesën e tyre në konsolidimin e institucioneve demokratike pika qendrore e referimit të të cilave është një parlament legjitim dhe funksional.

Italia uron që të gjitha forcat politike të punojnë bashkërisht në mbështetje të objektivit strategjik siç është hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, përmes një dialogu konstruktiv dhe të respektueshëm mes mazhorancës dhe opozitës në mënyrë që Vendi të mund të përballë me sukses sfidat që e presin.

Italia do të vijojë të mbështesë me bindje të plotë institucionet shqiptare në këtë rrugëtim si dhe aspiratat legjitime të popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes evropiane.

Share: