Home KRYESORE Manastirliu: Nga nesër vaksinohen policët dhe gazetarët

Manastirliu: Nga nesër vaksinohen policët dhe gazetarët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliunga qyteti i Beratit është shprehur se nga nesër do të vaksinohen policët dhe gazetarët e terrenit Lajmin e ka dhënë ditën e sotme vetë ministrja, teksa kujtojmë që një javë më parë ka nisur vaksinimi masiv për të moshuarit mbi 70 vjeç.

“Përgatitemi nga nesër të vaskinojmë policinë dhe gazetarët”– tha Manastirliu nga Berati.

Nga ana e tij, kryeministri i vendit Edi Rama iu bëri thirrje qytetarëve që të mos i tremben vaksinës kineze, pasi sipas tij, është super e suksesshme dhe është duke u përdorur nga të gjitha kurorat mbretërore të vendeve të Lindjes së Mesme.

“Të mos bjerë askush viktimë e kukuvajkave. Vaksina kineze është super e suksesshme, është vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe gjithë kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë. Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që ne nuk na interesojnë.

Neve na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi e pasigurie gjyshërit e gjyshet, ata me sëmundje kronike, e gjithë popullsinë. Nesër fillojmë me policët, do të bëjmë sic është plani edhe për gazetarët. Po bëjmë gati edhe shërbimet hoteliere për sezonin turistik, si dhe për të gjithë punonjësit e fabrikave”, tha Rama./Opinion.al

Share: